UÇK ISHTE ALEATE E SHBA, EU DHE NATO

09 nëntor 2020 | 22:42

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane , i bindur në luftën e pastër çlirimtare të UÇK dhe drejtuesve të sajë, me shqetësim të madh po përcjellë ngjarjet pas ngritjes së aktakuzave dhe burgosjes së Presidenti Hashim Thaqi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe kryetarit të grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi.
Drejtuesit e UÇK të rreshtuar krah shteteve demokratike Evropiane, SHBA dhe NATO, u vunë në shërbim të popullit shqiptar të vuajtur e të persekutuar, të vrarë e të dhunuar, të përndjekur e të dëbuar, u vunë në shërbim të arritjes së vlerës më sublime të një populli, të arritjes së lirisë dhe krijimit të Republikës së Kosovës.
Çmimin e Lirisë populli shqiptar i Kosovës e paguajti me mëse 13.000 të vrarë prej të cilëve 1372 ishin fëmijë, me mëse 20.000 gra e vajza të dhunuara, me shumë vuajtje psikologjike e fizike e deri me dëbim të afër 1Milion qytatarêve shqiptarë nga trevat e tyre shekullore.
Liria ka çmim por liria ka edhe emër, e ai emër është UÇK dhe aleatët e sajë.
Andaj të bindur në pafajësinë e të gjithë të akuzuarve presim lirimin e tyre sa më të shpejtë dhe kthimin pran familjeve dhe vendit të tyre .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se ka larguar nga…