Udhëkryqi i një force politike

03 maj 2021 | 14:56

Nga Gentian Çala

Tashmë, partia ku aderoj prej një dekade, ndodhet në një nga momentet e saj të vështira të ekzistencës. Ka pasur shumë tentime për të dobësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, por ky i zgjedhjeve të fundit dukej më i sofistikuari dhe më i sinkronizuari. Një parti e qendrës së majtë, u shpall nga kundërshtarët si parti plëngprishëse duke i vënë plot epitete që nuk i meritonte. LSI-ja nuk ishte parti engjëjsh, por kurrsesi nuk mund të krahasohet për nga mëkatet me dy partitë e mëdha. Propaganda e përdorur kundër LSI-së e dha efektin e saj.

Duket se LSI-ja ka dy detyra shtëpie: reformimin e lidershipit dhe ri konceptimin e tezave politike që duhet të mbrojë. Hardware i LSI-së është, kurse software duhet ribërë. Kjo duhet të jetë pjesë e një debati të brendshëm dhe duke shkruar diçka të tillë thjesht po përpiqem ta zgjoj debatin. Spektri politik në Shqipëri ka nevojë për një forcë politike të qendrës e cila mund të ketë qasje sovraniste ose një qasje kombëtare. Ky është një operacion jo i lehtë dhe sipërmarrje e vështirë, por inercia e LSI-së mund të jetë vetë shkatërruese.

Analiza dhe debati i hapur brenda nesh, duhet të jetë sa më përfshirës. Aksionet e kontributeve në LSI duhet të çmohen me kujdes. Beteja e ekzistencës së LSI-së mund të kërkojë opinionin e miqve të saj kudo që janë. Partia e integrimit po e mbyll kapitullin e saj, jo për tu larguar nga skena politike, por për tu rikompozuar. Shqipëria nuk mund të jetë bipolare politikisht, pasi ka shumë njerëz që nuk ndihen të përfaqësuar në skaje, por në qendër. Shit-blerja e votës nuk funksionon gjithmonë si truk elektoral.

Udhëkryqi ku gjendet Lëvizja jonë, duhet parë si mundësi për rikompozim, jo si dorëzim. Projekti i Ramës për një Shqipëri të shqyer, kërkon kurajo qytetare dhe një projekt që e mbron vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërcënimi i Australisë për të burgosur qytetarët që kthehen në…