Uebfaqja ‘tiks.app’ vazhdon të jetë e rënë   

12 nëntor 18:02

Pavarësisht faktit se uebfaqja “tiks.app”, e caktuar për shitjen e biletave për ndeshjen e Kosovës me Anglinë në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, njoftoi se shumë shpejt do të bëhet aktive, kjo gjë nuk po ndodh.

Kjo faqe vazhdon të jetë e rënë nga sistemi edhe kur kanë kaluar mbi një orë nga njoftimi i saj.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të presin me shpresë se mund të sigurojnë një biletë për ta përcjellë ndeshjen Kosovë-Angli, e cila zhvillohet më 17 nëntor.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.11.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë  1.…