UEFA dhe FIFA nuk mund t’i përjashtojnë klubet dhe futbollistët

20 prill 2021 | 12:05

Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, i ka hedhur poshtë kërcënimet e presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, se lojtarët që marrin pjesë në Superligën Evropiane do ta kenë të ndaluar të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionate Evropiane.

Krijimi i Superligës krijoi polemika të shumta dhe kundërshtime gjatë të shtunës dhe të dielës. Me këtë rast presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Alexander Ceferin, ka thënë se futbollistët që do të luajnë në Supeligë do të përjashtohen nga ekipet e tyre dhe Kombëtaret e tyre. Për këtë Fiorentino Perez, ka thënë se futbollistët nuk mund të përjashtohen.

“Të gjitha lojtarët mund të rrinë të qetë sepse kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk do të pezullohen nëse i bashkohen Superligës. Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea nuk do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve apo ligat vendore. Është e pamundur, ju siguroj për këtë. 100 për qind nuk do të ndodhë. Ligji na mbron neve”, ka thënë Perez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Annette”, filmi i ri i Leos Carax, i pari film…