UEFA ia liron merkaton Ballkanit

14 janar 2021 | 18:02

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar të enjten se i është liruar merkatoja pasi UEFA i kishte bllokuar për shkak të një dënimi që kishin ndaj futbollistit serb Avdiç.

Lajmin e ka dhënë vetë skuadra nga Theranda e cila tash është e lirë të kryejë transfere në afatin kalimtar të janarit.

“Të dashur tifozë, të nderuara media ju njoftojmë se sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional siç kemi potencuar edhe para dy-tri ditësh. TMS ka qenë e bllokuar vetëm dy ditë si shkak i një dënimi për një ish-lojtar që ka qenë në prova para dy vjetëve. Faleminderit për interesimin e na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Imazhi mund të përmbajë: text that says 'Fc balikani Club Association FC BALLKAN FC Ballkani Kosovo Club ID: 5044 Training category: FFK KVX'

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leon Dajaku është talenti shqiptar i radhës që është formuar…