UEFA, ligave të futbollit: Vendosni deri më 25 maj

28 prill 14:13

UEFA u ka kërkuar të gjitha top ligave evropiane të marrin vendimin përfundimtar për sezonin 2019/20 deri më 25 maj.

Afati kohor i fundit i vendosur nga organi qeverisës i futbollit evropian është pjesë e disa udhëzimeve që i ka lëshuar vetë UEFA për garat e klubeve për këtë sezon, që është komplikuar shkaku i koronavirusit.

Pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të javës së kaluar, UEFA ua rekomandoi fuqishëm të gjitha ligave t’i zhvillojnë ndeshjet e mbetura nëse ka mundësi, përderisa kampionatet vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Në atë takim u propozuan që top ligat ta mbyllin kampionatin edhe përmes ndonjë formati të ri nëse është e nevojshme, ndërsa nëse rinisja e ndeshjeve është e pamundur, atëherë UEFA rekomandoi që klubet që kualifikohen për garat evropiane për sezonin vijues të zgjedhjen sipas “meritave sportive”.
UEFA pret që të gjitha ligat ta kenë një plan në vend për rinisjen e kampionatit ose përfundimin para kohe të tyre para takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv, që do të mbahet më 27 maj.

“Federatat vendore dhe/ose ligat duhet të jenë në pozitë për t’ia komunikuar UEFA-s deri më 25 maj të vitit 2020 planin për rinisjen e garave vendore, përfshirë këtu datën e rinisjes dhe formatin e garës”, thuhet në udhëzimet e UEFA-s.

“Në rast se një garë vendore vendoset të përfundohet para kohe për arsye të pranueshme në pajtim me kushtet e parashtruara nga Komiteti Ekzekutiv, UEFA do t’ia kërkojë Federatës vendore t’i sqarojë deri më 25 maj rrethanat e veçanta që shtynë te përfundimi i parakohshëm dhe t’i zgjedhë klubet për garat e UEFA për sezonin 2020/21 në bazë të meritave sportive”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në rast…