UEFA: Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet me tifozë

21 mars 2020 | 08:13

Sfida e play-off-it në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me praninë e tifozëve më 4 qershor.

Ky është vendimi më i fundit i qeverisë së futbollit evropian, të cilin ua ka komunikuar edhe federatave respektive.

Fillimisht zyrtarët e futbollit maqedonas verior kishin kërkuar që ky takim të luhej pa praninë e tifozëve, duke marrë shkas nga situata e koronavirusit por, mbi të gjitha, për ta shmangur edhe dyndjen e tifozëve shqiptarë në “Teodor Proeski” të Shkupit.

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi për ta synuar kualifikimin në Euro 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka goditur dy manastire të qytetit metropolitan të Romës.…