UEFA ndryshon rregullat për finalen e Ligës së Kampionëve

21 maj 2019 | 17:06

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do të kenë 23 lojtarë të grumbulluar për finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor.

UEFA ka ndryshuar rregullin dhe kjo do të thotë se Jurgen Klopp dhe Maurizio Pochetino do të jenë në dispozicion për të zgjedhur nga 12 lojtarë në stol. E njëjta gjë vlen edhe për derbin tjetër britanik, atë të finales së Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Në raundet e tjera të Championsit, lejohen të grumbullohen vetëm 18 futbollistë në total (7 lojtarë në stol). Kjo do të thotë se stoli i Liverpoolit pritet të pasurohet me talente si Rian Brustër, ndërsa edhe Pochetino do të hedhë sytë nga lojtarët U-23 të skuadrës së tij. UEFA konfirmoi gjithashtu se trajnerët do kenë mundësi të bëjnë zëvendësim të katërt në rast se ndeshja shkon në kohën shtesë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e dasmës e lënë më 1 qershor ka hapur…