UEFA nxjerr në shitje biletat për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, mësoni sa janë në shitje dhe çmimet e tyre

10 maj 2022 | 13:07

UEFA ka nxjerrë në shitje biletat për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në datën 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Me anë të faqes se saj zyrtare në ueb, UEFA ka bërë me dije se 16,500 bileta janë në shitje nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh.

Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com.

Çmimet e tyre ndahen në bazë të kategorive të mëposhtme:

Kategoria 4: 25 euro;
Kategoria 3: 45 euro;
Kategoria 2: 85 euro;
Kategoria 1: 125 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…