UEFA pezullon për dhjetë vjet Skënderbeun

29 mars 2018 | 17:40

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka marrë edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Evropës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim.

Vendimi është marrë më mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar vetëm këtë të enjte, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik, shkruan “Top-Channel”.

Sipas vendimit, gjoba duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi zyrtar i tij. Skënderbeu pritet që të apelojë ndaj këtij vendimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një deklarate për medie…