UEFA publikon listën e skuadrave më të paguara për sezonin 2020-2021

12 maj 2022 | 13:14

UEFA ka publikuar listën e skuadrave më të paguara për sezonin 2020-2021. Lista kryesohet nga blutë e Londrës, ku kanë arkëtuar plot 126 milionë euro nga fondi prej 1.9 miliardë, ku është ndarë midis 32 klubeve pjesëmarrëse.

Manchester City renditet në vend të dytë , me rreth 119 milionë, i ndjekur nga dy gjysmëfinalistët Real Madrid dhe Paris Saint Germain, me afro 110 milionë euro.

Sa i përket skuadrave italiane, Juventusi grumbulloi rreth 83 milionë euro, ndjekur nga Lazio, 53,5 milionë dhe Atalanta e Interi me rreth 50 milionë euro.

Ndërkohë, çmimi më i ulët i fituar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve ishte 18,45 milionë euro, të cilin e mori Ferencvaros i Myrto Uzunit. Kjo për shkak se hungarezët humbën pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, por morën 1,1 milion euro nga fondi 585 milionë i UEFA-s, i cili shpërblen klubet për rekordin e tyre historik në kompeticionet evropiane. Reali, 13 herë fitues, i Ligës së Kampioneve, mori 35,5 milionë.

Edhe të ardhurat nga Liga e Evropës ishin mjaft mbresëlënëse. Fondi i çmimeve për Kupën e vogël të Evropës ishte 541 milionë euro dhe fituesi i kompeticionit, Villarreal, fitoi 33,1 milionë euro, ndërsa finalisti tjetër, Manchetser United, fitoi 79,6 milionë pasi fillimisht përfundoi i treti në grupet e Ligës së Kampionëve.

Arsenali fitoi pak më pak se 30 milionë euro. Edhe skuadrat italiane fituan shuma të majme. Për gjysmëfinalisten Roma ishin rezervuar 24 milionë euro, për Milanin 16,3 dhe Napolin 14,6 milionë euro.

Secilit klub iu mor rreth 5% e çmimeve si pjesë e një marrëveshjeje 5-vjeçare me UEFA-n për të rimbursuar të drejtat televizive dhe sponsorët për sezonin 2019-2020, të ndërprerë nga shpërthimi i pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka bërë…