UEFA publikon renditjen e 10 klubeve më të mira

04 dhjetor 2020 | 17:01

UEFA së fundmi ka publikuar renditjen e 10 klubeve më të mira në botë, që bëhet në bazë të një sistemi me pikë, ku merren për bazë 5 sezonet e fundit. Spikat mbi të gjitha poziciononim i Liverpoolit, që nuk mundi të mbronte fitoren e trofeut në sezonin e kaluar, teksa tashmë mban vetëm vendin e 10-të në këtë renditje speciale. Skuadra e Klopp u eliminua shpejt në sezonin e kaluar duke marrë vetëm 12 pikë, ndërkohë që në sezonin 2016-17 nuk mori asnjë pikë, pasi dështoi të kualifikohej për në Evropë.

Më mirë se ta ka bërë edhe Manchester United që mban vendin e 8-të, ndërkohë që kushërinjtë e tyre të Manchester Cityit gjenden në vendin e 6-të me 103 pikë, që është dhe vendi më i mirë i ekipeve angleze. Renditja kryesohet nga kampionët në fuqi të Bayern Munich, që kanë arritur deri më tani 120 pikë në total dhe po kalojnë një formë fantastike.

Në vendin e dytë gjendet Barcelona me 116 pikë, teksa katalanasit pavarësisht se nuk e kanë fituar në sezonet e fundit kanë qenë protagonistë thuajse gjithmonë. Juventus mban lart flamurin e Italisë, duke zënë vendin e tretë më 111 pikë. Skuadra torineze pësoi një eliminim të papritur nga Lyon sezonin e kaluar. Vetëm një pikë më pak se ta ka Reali deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…