UFC, brutale: Mike Perry thyen hundën

11 gusht 2019 | 14:30

Luftëtari i UFC, Mike Perry, e ka pësuar shumë keq mbrëmë në Uruguai.

UFC mund të prodhojë disa nga pamjet më brutale në sportet luftarake, dhe një e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në duelin me Perry – Luque.

Në këtë ndeshje, Perry ka thyer hundën, në mënyrë ‘horror’, duke bërë bujë në rrjetet sociale me pamjen e tij.

Perry në fund humbi duelin, me rezultatin (28-29; 29-28; 29-28), përcjell “lajmi.net”.

Pas duelit, ai u dërgua menjëherë në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PDK-së Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten Violetën,…