Ujësjellësi në Deçan funksionalizohet, Ramosaj ka një apel për qytetarët

13 korrik 2021 | 20:10

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar qytetarët se nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në këtë komunës.

Ramosaj u ka bërë apel qytetarëve që t’i zbatojnë kriteret për përdorimin e ujit.

“Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:

  1. Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!
  2. Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet! Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër”, thuhet në postimin e Ramosajt.

Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane në Kosovë, ka dalur me një apel pas…