Ambasada e SHBA-së me apel tek shtetasit amerikanë në Kosovë pas helmimeve në Deçan

13 korrik 2021 | 19:43

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka dalur me një apel pas raportimeve për helmim të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Kjo ambasadë referuar edhe shpalljes së Gjendjes Emergjente të komunës së Deçanit, apelon tek shtetasit dhe personeli amerikan në Kosovë, të ju përmbahen disa rregullave si vijon:

”Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës”.

Monitoroni mediat lokale për azhurnime.

Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde.

Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme.

Vizitoni faqen CDC për Shëndetin e Udhëtarëve.

Konsultohuni me Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për Këshilltarët Shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në

800 232 4636

ose 404 639 3534”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Sinjali sot raportoi për plagosjen me armë zjarri të…