Ujësjellësi Prishtina: Apelon për kujdes te instalimeve dhe ujëmatësve nga acari

07 janar 2019 | 19:41

“Tubacionet e ujit dhe matësit mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit në temperatura te ulta, nëse ata janë të ekspozuar ndaj ajrit të ftohtë. Konsumatorët  janë përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm) nga ajri i ftohtë dhe era”, thuhet në njoftim të Ujësjellsit Prishtina.

Njoftimi i plotë:

Parandalimi i tubave qe mos të vijë deri tek ngrirja është shumë më e lehtë se zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për tu bërë. Këto hapa do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë qe mundeni te ballafaqoheni ne situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë.

Fillimisht duhet ti ndjekim këta hapa:

Gjeni valvulin kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me matësin kryesor) apo ne shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve te familjes se si ta mbyllni atë në rast të një tub shpërthen ose emergjence të ngjashme. Në banimet kolektive banoret duhet te dinë vendndodhjen e pusetes me matës dhe valvulin për ndërprerjen si dhe valvolen për ndërprerje te rrjetit te hidrantëve te brendshëm ne rast se kemi shpërthim te tubit te hidrantëve. Apelojmë qe ne katet e përdheses ku vertikalja e furnizimit është me shume e ekspozuar ne ajrin e ftohte dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale andaj ju lutem te merrni masa dhe izoloni qe te mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë tek konsumatorët qe te bëjnë izolime ne pusetat ku kanë te vendosur matësin e ujit qe te mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mire, garazhe, bodrume dhe ata te vendosur cektë nen sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim ne garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim te brendshëm ujëmatësit me materiale qe pengojnë ajrin e ftohtë.

Nëse do ballafaqoheni me këto qe u thane me larte, ju lutem na njoftoni ne këto adresa kontakti:

[email protected]

+383 44-520-270 Dispeçeria

Facebook: Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina sh.a

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modriq, nuk e mban…