Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe

03 gusht 2022 | 11:13

Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KUR) “Prishtina” ka njoftuar se është duke vazhduar shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë fatura të papaguara.

Sipas KRU “Prishtina” borxhi total i bizneseve është mbi 7 milionë euro.

“Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim. Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU ‘Prishtina’ , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani është shndërruar…