Uji i kanalizimit dhe shiut vërshon rrugën në Bresje të Fushë Kosovës (Foto)

08 janar 2021 | 11:59

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Fushë-Kosovë ka bërë me dije se uji i kanalizimit dhe shiut ka vërshuar rrugën në Bresje të kësaj komune, raporton “Epoka e re”.

“Ka kohë që banorët në Bresje të Fushë-Kosovës përballen me problem të vazhdueshëm, ku ujërat e zeza dalin mbi sipërfaqe, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve shiu ka rënduar edhe më shumë situatën. Uji i kanalizimit dhe shiut ka vërshuar tërë rrugën. Ndërtesa ku ka shpërthim të kanalizimit dhe grumbullim të ujit nga shiu, e ndanë vetëm rruga nga objekti i komunës, por zyrtarëve të korruptuar, nuk iu pengon kjo gjë. Kjo situatë po u shkakton telashe edhe bizneseve në atë pjesë”, ka njoftuar PDK-ja në Fushë-Kosovë.

Sipas kësaj parti, gjatë verës era bëhet e padurueshme, kurse gjatë kohës me shi dhe borë uji e merr krejt sipërfaqen e rrugës.

“Ankesat e banorëve në drejtim të komunës së Fushë-Kosovës, nuk janë marrë parasysh asnjëherë. PDK-ja kërkon nga komuna e Fushë-Kosovës që të veprojë urgjentisht për të sanuar situatën”, ka njoftuar dega e PDK-së në Fushë-Kosovë.

Image preview

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rc Refresher Tropic është shija më e re në tregun…