Ujkan Karanezi vazhdon me Bashkimin

29 shtator 2020 | 20:52

KB Bashkimi ka nisur t’i “blindojë” basketbollistët që i ka në ekip, ndërkohë që po planifikon të bëjë edhe përforcime.

Prizrenasit kanë njoftuar se një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Ujkan Karanezi, do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat portokall e zi edhe në sezonin 2020/2021. Ai i ka qëndruar besnik klubit të vendlindjes duke nënshkruar kontratë të re.

Në stinorin që e lamë pas, Ujkani ka pasur mesatare prej 9.6 pikësh dhe 6.6 kërcimesh për ndeshje. Sezoni i ri i Superligës së basketbollit do të fillojë në fund të muajit tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’,…