Ujkani: Duhet të vazhdojmë me ritmin pozitiv

04 shtator 11:33

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani e vlerëson maksimalisht Çekinë.

Portieri i skuadrës së Torinos ka thënë se “Dardanët” duhet që vazhdojnë me ritëm pozitiv.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, pasi Çekia besoj se është kundërshtari më i fortë pas Anglisë dhe e kemi konkurrent direkt për vendin e dytë. Ne duhet të përqendrohemi te loja jonë dhe të vazhdojmë ritmin pozitiv. Ky ekip ka shumë talente dhe niveli i lojtarëve është rritur shumë. Kemi mungesa të shumta, por do të japim maksimumin për të kompensuar mungesën e tyre”, ka thënë Ujkani.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është duke…