Ujkani: Heroi im është Adem Jashari

28 prill 2020 | 12:57

Samir Ujkani e ka kujtuar fëmijërinë e tij, duke i zbuluar ëndrrat. Gjithashtu, portieri kosovar ka folur edhe për karrierën, por edhe për ushqimin e preferuar, portierin e preferuar dhe heroin e tij

Si çdo fëmijë tjetër, edhe Samir Ujkani i kishte ëndrrat e tij.

Portieri kosovar e ka kujtuar atë periudhë, duke e zbuluar profesionin të cilin e pëlqente kur ishte fëmijë.

“Ëndërroja të bëhesha mjek, sepse në vendin ku isha rritur nuk kishte të mjaftueshëm”, ka thënë fillimisht vushtrriasi.

Ai tash që është rritur, flet për dëshpërimin që e ndien aktualisht.

“Në vitin 2020 ka ende fëmijë që nuk kanë shtëpi, por nuk kanë as për të ngrënë”, ka shtuar portieri kosovar.

Ai ishte transferuar në Itali në vitin 2007, për t’iu bashkuar Palermos nga Anderlechti.

Dy vjet më pas kishte debutuar në Serie A në ndeshjen Milan – Palermo, një takim të cilin nuk do ta harrojë kurrë.

Ai thotë se idol të fëmijërisë e kishte portierin Gianluca Pagliuca. Ujkani shpjegon se dëshiron të qëndrojë në botën e futbollit dhe të kontribuojë.

Ai i flet pesë gjuhë: shqipe, italiane, angleze, franceze dhe holandeze. Sa i përket ushqimit, Samiri shprehet se më i preferuara për të është flija.

Ai ndihet krenar që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Në fund, Ujkani shprehet se heroi i tij është Adem Jashari.

31 vjeçari ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij sezoni, por ka mundësi që ta vazhdojë atë për një vit tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se…