Ujkani kërkohet nga skuadra e madhe italiane

01 shtator 2019 | 14:19

Reprezentuesi  i Kosovës në futboll, Samir Ujkani pritet të rikthehet në futbollin italian.

“Tuttomercato.web” raporton se interesim për Ujkanin ka shfaqur skuadra e Serie A, Torino. Portieri në fjalë është larguar nga Rizespori, pasi hapësirat për të ishin shumë të vogla, kurse rikthimi në Itali pritet të jetë një zgjidhje e mirë për faktin se Ujkani edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit italian.

/Epoka e re/   

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain vazhdon të jetë skuadër e interesuar për transferimin…