Ujkani tregon se cilët lojtarë po i pret Kosova, në mesin e tyre edhe Ibrahimoviqin

19 shkurt 2024 | 10:39

Zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në emisionin sportiv “Favorit” ka zbuluar emrat e lojtarëve që mund t’i bashkohen “Dardanëve” në të ardhmen.

Së fundmi, nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është thënë se Elvis Rexhbeçaj është afër. Madje, thuhet se palët janë në procesin e kompletimit të dokumenteve.

“Për humbjen e lojtarëve jam gjithmonë në një mendim më ndryshe se të tjerët. Kombëtarja nuk është se zgjidhet, por duhet vendosur me zemër. Klubet zgjedhën. Shpresoj që çdo lojtar që na bashkohet, e merr këtë vendim me zemër”, tha fillimisht Ujkani përmes një lidhjeje direkte.

“Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Elvis Rexhbeçaj është në procedurë për të ardhë tek ne. Shpresoj që sa më shpejt të na bashkohet. Vetëm me konkurrencën e duhur dhe me pozitive rritet niveli”, shtoi ai.

“Arijon Ibrahimoviq, Diant Ramaj – Me të dytë kontaktet kanë qenë shumë më herët. Bisedimet janë me prindërit e tij. Jemi duke pritur deri të vendosin. Nuk dorëzohemi. Këta lojtar e kanë gjithmonë derën e hapur”, vazhdoi zëvendës-drejtori i Kombëtares.

“Kemi pasë biseda direkte me të (Ibrahimoviqin), trajnerin dhe familjarët e tij. Po e ndjekim çdo vikend me Frosinonen. Por, nuk duhet harruar, ka edhe shumë lojtarë tjerë që nuk kanë vendosur ende. Lista është e madhe. Duhet të krijojmë listën me lojtarët ideal”, deklaroi Samir Ujkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dy ndeshjet e zhvilluara të dielën mbrëma është kompletuar…