Ukë Osaj thotë se si deputet do ta ngritë zërin që paga minimale në sektorin privat të rritet (Video)

07 shkurt 2021 | 13:23

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ukë Osaj, përmes një video-mesazhi në llogarinë e vet në “Facebook” është zotuar se nëse merr votat për deputet, ai do të angazhohet që të ngritët paga minimale në sektorin privat.

Ukë Osaj, i cili mban numrin 68 në listën e AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se me pagën minimale që eksiton sot në sektorin privat është e pamundshme të ekzistohet jetesa.

“Ne kemi shumë problem si shoqëri, por një ndër to është edhe paga minimale në sektorin privat. Me ketë pagë minimale që ekziston në sektorin privat është e pamundshme të ekzistohet jetesa minimale, prandaj është e domosdoshme ngritja e pagës në sektorin privat. Unë si kandidat për deputet me votëbesimin tuaj ketë çështje do ta ngriti dhe do të luftojë me çdo kusht që paga minimale të jetë e dinjitetshme, ku përmes saj nga mundi dhe puna jonë do të jetojmë me atë pagë”, ka thënë Osaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e…