Ukraina ia mësyn Moskës me dronë

26 nëntor 2023 | 09:46

Dronët ukrainas shënjestruan katër rajone ruse, tha ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Kjo vjen pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball me sulmin më të madh me dron të presidentit rus, Vladimir Putin, në orët e para të së shtunës.

Dronët synonin katër rajone: Moskën, Tula, Kaluga dhe Bryansk. Të paktën 20 dronë u kapën në kryeqytetin rus, thanë zyrtarët e Moskës.

Një person mbeti i plagosur në Tula pasi një dron i përgjuar goditi një ndërtesë apartamentesh, tha guvernatori i rajonit, Alexei Dyumin, raporton “The Independent”.

Fluturimet u vonuan ose u anuluan në aeroportet kryesore të Moskës për shkak të sulmeve, sipas gazetës “Kommersant”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzika e kompozuar nga të burgosurit e Aushvicit gjatë Holokaustit…