Ukraina po përgatitet ta rinisë eksportin e energjisë

09 prill 2023 | 10:03

Ndonëse në vitin e dytë të luftës me Rusinë, Ukraina po përgatitet sërish të rinisë eksportin e energjisë elektrike, një produkt ky që arriti në nivele rekord në bursa, në muajt e parë të nisjes së të ashtuquajturit “operacion special”.

Pas më shumë se 6 muajsh ndërprerje, kjo për shkak dhe të dëmtimit të rëndë të infrastrukturës, ministri i Energjisë në Ukrainë, Herman Halushchenko, paralajmëron një rifillim të eksportit të energjisë, duke nënshkruar edhe një urdhër ekzekutiv që autorizon nisjen e këtij procesi.

Përqendrimi i luftimeve kryesisht në pjesën jugore të vendit ka bërë që Ukraina ta rimarrë kontrollin e shumë rajoneve dhe të punojë për riparimin dëmeve në sistemin e transmetimit të energjisë.

Megjithatë, ministri i Energjisë deklaroi se prioritet në çdo rast do të ketë furnizimi i vendit me energji dhe më pas do të mendohet për eksportet.

Rinisja e eksportit të energjisë elektrike pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat e Ukrainës, një pjesë e të cilave do të përdoret për të vijuar mbrojtjen ushtarake përballë agresionit rus. /a2news/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka…