Ushtarët e plagosur ukrainas këndojnë himnin gjatë evakuimit

09 prill 2023 | 09:44

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video prekëse të ushtarëve të plagosur ukrainas.

Në këtë video, ushtarët e plagosur po e këndonin himnin e Ukrainës gjatë evakuimit, transmeton Telegrafi.

Ata po evakuoheshin me mjetin transportues derisa ushtarë të tjerë po kujdeseshin për plagët e tyre.

Nuk dihet se kur u xhiruan pamjet dhe në cilën zonë, megjithatë luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Bakhmut, ku Ukraina mund të nisë së shpejti një kundërofensivë.

“Ushtarët e plagosur këndojnë himnin e Ukrainës gjatë evakuimit. Lavdi Heronjve! Iu urojmë secilit shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kameraman e ka informuar policinë se persona të panjohur…