Ukraina thotë se shkatërroi nëntë avionë luftarakë rusë në Krime, Rusia e mohon

10 gusht 2022 | 15:44

Forca ajrore ukrainase kanë bërë me dije të mërkurën se nëntë avionë rusë ishin shkatërruar në shpërthime të mëdha në një bazë ajrore ushtarake në Krime.

“Sky News”-it i është thënë nga një zyrtar i lartë ukrainas se Forcat Speciale të Ukrainës kanë kryer operacionin në bazë.

Një person është vrarë në një seri shpërthimesh pranë vendpushimeve bregdetare në gadishullin e aneksuar, rreth 200 kilometra brenda territorit të kontrolluar nga Rusia.

Rusia ka mohuar se ndonjë avion është dëmtuar në shpërthimet e së martës, ose se ka ndodhur ndonjë sulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury ka vendosur që të rikthehet në boks. Përmes…