Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë

28 korrik 2023 | 15:37

Kremlini zyrtar ka njoftuar sot se është i gatshëm të fillojë negociatat e paqes me Ukrainën, por kjo e fundit po e refuzon një gjë të tillë.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë i zyrtarëve të Ukrainës, të cilët kanë paraqitur planin e tyre të paqes, raporton skynews.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak ka renditur katër pikat kryesore të Ukrainës si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Rusisë.

1. Largohuni nga Ukraina;
2. Ndryshoni elitën politike;
3. Pranoni krimet e luftës;
4. Ekstradoni në gjykatë autorët e krimeve të luftës;

“A nuk është diçka e qartë?, kështu iu përgjigj ai pretendimeve të palës ruse se Ukraina nuk është e interesuar për ndalimin e luftës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e paqartë nëse është strategji e qëllimshme apo jo,…