Ukrainasit, mjeshtra të kamuflimit, të gatshëm për beteja të ashpra (video)

26 mars 2023 | 10:08

Ushtarët ukrainas janë bërë ekspertë të kamuflimit në veçanti kur pranë tyre kalojnë forcat armike.

Përmes një videoje të postuar nga këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, shihen ushtarët ukrainas duke u fshehur në mes dorinjve dhe barit, të mbuluar me gjethe nga thembrat e deri te koka, duke bërë që të jenë të padukshëm, transmeton Telegrafi.

E derisa lufta po vazhdon në Ukrainë, ushtarët e Kievit po bëhen gati për vazhdimin e beteja, e një nga misionet e tyre është kamuflimi që u ndihmën të jenë të padukshëm kur para tyre kalojnë ushtarët e Vladimir Putinit.

Ushtria ukrainase përdor edhe gjethe për të mbuluar edhe fytyrën, dhe të mbrojë identitetin nga rusët që tentojnë t’i lokalizojnë.

Pamjet e publikuara më poshtë gjatë trajnimit, tregojnë metodat e tyre të funksionimit dhe mjeshtërinë për të qenë të ‘padukshëm’.

Gerachshenko ka pyetur përdoruesit e rrjeteve sociale, sesa ushtarë po i shohin në pamje. E për ta larguar këtë dilemë në fund theksoi se bëhet fjalë për dhjetë ushtarë të kamufluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës së…