Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga Covid-19

06 maj 2021 | 12:10

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 167 me oksigjeno-terapi”, ka njoftuar QKUK-ja.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 95 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 24 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë

16 prej tyre në gjendje të rënduar
231 të konfirmuar pozitivë
194 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 49 pacientë
Spitali i Pejës, 64 pacientë
Spitali i Gjilanit, 34 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kejvina Kthella ka vazhduar me postimin e fotove interesante në…