Ulpiana befason Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

30 shtator 2021 | 17:03

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina ka bërë edhe një lëshim tjetër në këtë edicion garash, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Ulpianën (1-1).

Prishtina e pati dominimin në pjesën e parë, por ishte skuadra mysafire ajo që në minutën e dytë shtesë realizoi nëpërmjet Ermir Rezit. Kryeqytetasit e nisën mirë pjesën e dytë dhe e barazuan rezultatin në minutën e 54-të, me golin e Leotrim Kryeziut. Në dymbëdhjetë minutat e fundit, Prishtina luajti me një lojtar me pak pasi u përjashtua nga loja Karabeci.

Ndeshja përfundoi 1-1. Prishtina pas shtatë xhirove ka grumbulluar 9 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, kurse Ulpiana ka 6 pikë dhe renditet në vendin e nëntë.

/Epoka e re/  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit nga radhët e…