UNË U DOGJA ME LIBRA

08 prill 23:58

Poezi nga Lulzim Tafa

Leter Izet Sarajlqit

Adam Puslojiqi

Është çetnik i madh

Ti e di

Dy muaj pasi më dëbuan

nga shtëpia ime

Autoritetet dërguan

Sllavishen dhe Saven

Të mi digjnin librat

Si mund të digjen librat

E jo edhe Poeti

Ai u dogj me libra

U kishin thënë autoriteteve

Sllavisha dhe Sava

Atë ditë që ma dogjën shtëpinë

Atë ditë u dogja edhe une

Me librat

Qe pse është burrë i keq

Adam Puslojiqi

Nuk kerkon falje as sot

As në andërr

Si Sllobodan Markoviqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka bërë të ditur përmes një deklarate se…