UNICEF-i dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) zgjerojnë partneritetin për të fuqizuar 20,000 të rinj të tjerë në të gjithë Kosovën

25 maj 2021 | 11:08

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim zgjeruan partneritetin në vlerë prej 500,000 eurosh për të institucionalizuar dhe konsoliduar inovacionet për të rinjtë në Kosovë.

Që nga viti 2012, Agjencia Austriake për Zhvillim  dhe UNICEF-i kanë krijuar partneritet së bashku në Kosovë, për të fuqizuar të rinjtë që të jenë agjentë të ndryshimeve sociale. Ky partneritet strategjik afatgjatë çdo vit ka arritur rreth 7,000 të rinj që janë pajisur me aftësi të shekullit 21 dhe janë ekspozuar ndaj mundësive të të mësuarit eksperimental. Programi ka qenë i suksesshëm në kontributin e tij për ndërtimin e aftësive të të rinjve në tri fusha kryesore siç janë: inovacioni social dhe ndërmarrësia, avokimi social dhe aftësitë e shkrim-leximit kritik medial.

Marrëveshja e re e ndryshuar parasheh disa ndërhyrje:

  1. Fuqizimi i kurrikulës së bazuar në aftësi dhe sigurimi i zgjidhjeve të përziera të të mësuarit për sistemin e arsimit të mesëm të lartë formal;
  2. Institucionalizimi i qendrave lokale të inovacionit shoqëror;
  3. Zgjidhjet digjitale për institucionet publike;
  4. Fuqizimi i gatishmërisë profesionale përmes praktikës dhe vullnetarizmit të vajzave dhe djemve adoleshentë dhe burrave të rinj dhe grave të reja.

Projekti i zgjeruar i propozuar do të sigurojë që 19,735 vajza dhe djem adoleshentë dhe burra të rinj dhe gra të reja të pajisen me arsim cilësor përmes zgjidhjeve të përziera të të nxënit, aftësive për jetë, aftësive për punë të denjë dhe qasjes në mundësitë e të mësuarit eksperimental. Gjithashtu, 1.000 mësimdhënës do të kenë qasje në platformën digjitale të të nxënit dhe do të trajnohen në ofrimin e trajnimit të aftësive të shekullit 21. Kjo, pastaj, do të sigurojë që burrat e rinj dhe gratë e reja të fuqizohen për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe të jenë të gatshëm të bëhen agjentë të ndryshimit social/inovatorë/sipërmarrës.

Znj. Sandra Horina, Shefe e Zyrës në Zyrën Austriake për Koordinim në Prishtinë theksoi se “E Ardhmja jonë është në rininë tonë – kjo deklaratë është e njohur për të gjithë ne dhe është përsëritur shumë, shumë herë. Por kjo deklaratë është veçanërisht e vlefshme për Kosovën tani, sepse besoj se një nga sfidat më serioze me të cilat po përballet ky vend është ikja e trurit, posaçërisht e personave të rinj dhe të arsimuar. Pra, mbështetja e ofruar për të rinjtë sot është mbështetja e dhënë Kosovës nesër. Jam krenare që Qeveria Austriake dhe Agjencia Austriake për Zhvillim mbetet mbështetësi më i madh i programit të UNICEF-it për adoleshentët dhe të rinjtë në Kosovë. Dhe unë jam veçanërisht e lumtur që me mbështetjen tonë, të rinjtë në Kosovë janë duke përfituar nga mundësi të ndryshme të të nxënit eksperimental dhe janë duke fituar aftësi që i bëjnë ata plotësisht të përshtatshëm për shekullin 21.

Gjithashtu, pandemia COVID-19 ka sfiduar sistemin arsimor në Kosovë dhe implementimin e aktiviteteve nga të rinjtë. UNICEF-i në partneritet me ADA-n i shndërroi këto sfida në mundësi duke siguruar mjete online dhe mbështetje për të rinjtë për të kapërcyer ndarjen digjitale dhe për të vazhduar zbatimin e intervenimeve të parashikuara.

Gjatë periudhës së mbylljes, me mbështetjen bujare të ADA-s, të rinjtë ishin në pozitën drejtuese duke zhvilluar dhe zbatuar projekte si reagim ndaj situatës me COVDI-19. 2,556 burra të rinj dhe gra të reja në komunat e synuara kanë raportuar aftësi të rritura të zbatueshme, 4,409 vajza dhe djem adoleshentë, dhe burra të rinj dhe gra të reja kanë përfituar drejtpërdrejt nga projekti, ndërsa 14,655 vajza dhe djem adoleshent dhe burra të rinj dhe gra të reja kanë përfituar nga projekti në mënyrë të tërthortë (70 ≥ % 15-18 vjeç; ≥ 62% vajza dhe gra; ≥ 20% anëtarë të komunitetit jo-shumicë).

Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se “adoleshentët dhe të rinjtë (djem dhe vajza), veçanërisht ata që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe ata nga ekonomitë e varfëra familjare, nga komunitetet rurale dhe grupet e pakicave etnike, kanë qasje të pamjaftueshme në arsim cilësor, platformat përkatëse të pjesëmarrjes së të rinjëve për të ngritur zërat e tyre dhe për të rritur punësimin. Me një mbështetje të pafund të Qeverisë Austriake, UNICEF-i do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe do të fuqizojë 20.000 adoleshentë me mundësi për mësim cilësorë, një jetë produktive, punë të denjë dhe qytetari aktive, në mënyrë që të zgjerohen zgjedhjet e tyre jetësore, të transformohen dhe të përkthehen në perspektivë dhe jetese të përmirësuar”.

UNICEF-i dhe ADA janë duke e vazhduar këtë partneritet për të siguruar që çdo adoleshent, të rinjtë dhe i/e ri/re në Kosovë të përfitojë nga programet që i mbështet ata për të drejtuar më mirë të ardhmen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sapo u mësua lajmi se së shpejti do të nisë…