Unik Mavraj shpallet lexues i vitit i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”

03 prill 2022 | 10:09

Nga: Shefqete Gosalci

Biblioteka e Prishtinës “Hivzi Sylejmani” në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “AGIM DEVA” si dhe me Organizatën ETEA, festuan 2 Prillin, Ditën Botërore të Librit për Fëmijë.
Festën e librit për fëmijë, e nderuan me praninë e tyre edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Arta Balaj.
Kryetari i kryeqytetit me fjalimin e tij përmbajtësor dhe motivues porositi fëmijët që t’i qëndrojnë sa më afër librit, përmes së cilit mund t’i realizojnë ëndërrat dhe dëshirat në jetë. Kjo ditë për të gjithë poetët ishte festë, por besoj, për fëmijët që ishin në sallë ishte një ditë e veçantë dhe plot emocione, dhe praninë e kryetarit Rama ata do ta mbajnë gjatë në kujtesë.

May be an image of 5 people and people standing
Drejtori i Bibliotekës Hivzi Sylejmani, Munish Hyseni, shprehu falënderime për mysafirët dhe respekt e kënaqësi për lexuesit e kryeqytetit.
Udhëheqësi i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “AGIM DEVA”, Xhevat Syla, me një rezyme të shkurtër përshkroi angazhimet e Karvanit gjatë 23 viteve udhëtimi maratonik nëpër Shkollat e Kosovës dhe jashtë saj, kudo ku ka Shkolla shqipe dhe kujtoj themeluesin e Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë, kritikun, profesorin dhe poetin Agim Deva i cili, fjalën e bukur shqipe e shëndrroj në dashuri.

Poetët për fëmijë, Erinë Rrahmani, Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Jonuz Fetahaj dhe Shefqete Gosalci lexuan poezi për të pranishmit.
Në fund të festës së librit, nga organizatorët, u shpërblyen lexuesit më të mirë të kësaj biblioteke. Lexuesi i vitit i bibliotekës “Hivzi Sylejmani” u shpall nxënësi Unik Mavraj. Të gjithë fëmijëve ju urojmë shumë suksese në mësime dhe ta duan sa më shumë librin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet e Rusisë…