Unikkatil del me njoftim zyrtar: Këtu mund t’i bleni biletat për koncertin tim

23 korrik 2019 | 20:21

Teksa po ofrohet data 27 Korrik, kur në Mitrovicë do të mbahet koncerti më i madh i mbajtur ndonjëherë në Kosovë, reperi më i famshëm shqiptar ka publikuar vendet ku mund të blihet biletat për koncertin e tij.

Unikkatili përmes një postimi në Instagram ka treguar vendet ku qytetarët mund t’i blejnë biletat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ai ka treguar se në Kosovë biletat online mund të blihen në institucionin mikro-financiar të pagesave ‘Ria-Vllesa’ dhe në ueb sajtin www.kafaz-events.com

Në Shqipëri biletat mund të blihen në të gjitha pikat e ‘Easy Pay’, ndërsa në Maqedoni në ‘Ali Tobaco dhe VS/Vedat Coiffeur Barbier’, transmeton Veriu.info.0a1

Shitja e biletave do të bëhet edhe në hyrje të stadiumit ditën e shtunë, por që është bërë e ditur se sasia e tyre është e limitur, pasi që është shitur një numër i konsiderueshëm i biletave.

Kujtojmë se koncerti i Unikkatilit do të mbahet të shtunën me 27 Korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, të cilin e organizon Fidan Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (7) Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan…