Unikkatili më 4 gusht në Durrës

31 korrik 2018 | 11:09

Reperi shqiptar Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili, përmes një video në rrjetin social “Facebook” u është drejtuar fansave, duke i ftuar ata në koncertin e tij që do të mbahet më 4 gusht në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

“Në Durrës për me i bo krejt shqipet bashkë. Paqe”, shprehet Unikkatil, i cili në video shihet së bashku me Klepton, i cili është, po ashtu, pjesëtar i labelit TBA. Kjo është hera e parë që reperi performon në Shqipëri, ndërsa biletat do të jenë nga 15 euro deri në 200 euro për VIP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i njohur nga Kosova, Bekim Zogaj, do të ketë…