Unioni i Bizneseve në Gjermani arrin suksese për krijimin e bashkëpunimit në mes të kompanive shqiptare

30 maj 2021 | 13:25

Se mërgata jonë është mirë e integruar dhe po tregon suksese në të gjitha fushat nuk ka më asnjë dilemë dhe argument për këtë është edhe përurimi i ndërtesës 11- katesh, me 86 njësi banesore dhe 3 ordinanca në Siegen të Gjermanisë, pronë e z. Bajrush dhe z. Naser Dervishit nga komuna e Gjakovës dhe z. Kenan Demës nga komuna e Kaçanikut.

Në përurimin e këtij investimi ishte i ftuar edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf z. Arjan Kashtanjeva, Kryetari i Unionit të Bizneseve z. Nazmi Viqa, i shoqëruar nga nënkryetari z. Zenun Krasniqi, drejtorit ekzekutiv z. Bekim Bytyçi edhe nga anëtarët e kryesisë:  Vllaznim Kelmendi, Remo Rashica.

May be an image of 14 njerëz dhe people standing

Konsulli i Përgjithshëm z. Arjan Kashtanjeva përgëzoi investitorët për investimin e guximshëm si dhe punë kryerësin, kompaninë “Fati” të udhëhequr nga z. Bali Baliu për punën e përfunduar me sukses. Konsulli Kashtanjeva ndër të tjera theksoi se ky është shembull i bashkëpunimit të mirë mes të komunitetit shqiptar në Gjermani, ku i gjithë projekti është realizuar nga kompanitë të udhëhequra nga mërgata jonë dhe se kjo nuk është vetëm një ndërtesë, por një simbol i suksesit dhe bashkëpunimit të mirë mes shqiptarëve.

Kryetari i Unionit të Bizneseve, z. Nazmi Viqa gjithashtu përgëzoi investitorët e këtij projekti, projekt i cili na bënë të ndihemi krenar të gjithëve, ku gjithashtu vuri në pah edhe rolin që ka luajtur dhe po luan Unioni i Bizneseve në Gjermani për krijimin e bashkëpunimit në mes të kompanive shqiptare.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe E brendshme

Konsulli i Përgjithshëm z. Kashtanjeva dhe kryetari i Unionit të Bizneseve z. Viqa në këtë takim gjithashtu diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes kompanive shqiptare në Gjermani për realizimin e projekteve të tyre, këtu, por gjithashtu edhe bashkimin dhe investimin e tyre në Kosovë, me qëllim të hapjes së vendeve të punës dhe krijimin e perspektivës për gjeneratat e reja. Një shembull i mirë në këtë drejtim është edhe investimi në Fabrikën për prodhimin e dyerve të sigurisë nga zjarret, që është duke bërë z. Baliu së bashku me partnerët e vet, ku do të hapen shumë vende të punës.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of 10 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of natyrë, pemë dhe body of water

May be an image of 16 njerëz dhe people standing

May be an image of ambiente të jashtme dhe monument

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, sipas të gjitha gjasave do…