Liverpooli nxjerr në shitje 11 futbollistë, përfshirë edhe Shaqirin

30 maj 2021 | 13:23

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, sipas të gjitha gjasave do të bëhet me skuadër të re.  “Liverpool Echo” ka raportuar se nga “Anfield” pritet të largohen 11-të futbollistë, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri.

Përveç Shaqirit, krerët e klubi anglez thuhet se janë duke menduar edhe shitjen e Marko Grujic, Divock Origi, Harry Wilson, Takumi Minamino, Taiwo Awoniyi, Loris Karius dhe Ben Woodburn.

“Të Kuqtë” planifikojnë që nga shitja e tyre të mbledhin së paku 80 milionë euro, të cilat mund t’i përdorin pastaj për të përforcuar skuadrën me transferime të reja.

Kujtojmë se nga Liverpooli do të largohet edhe Georginio Wijnaldum, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Cambridge ka marrë dozën e parë të vaksinës…