Kate Middleton vaksinohet kundër Covid-19 

30 maj 2021 | 13:21

Dukesha e Cambridge ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Kate Middleton është shprehur shumë mirënjohëse, që më në fund i erdhi radha të vaksinohet.

Middleton ka publikuar një foto të saj duke marrë dozën e parë të vaksinës në Muzeun e Shkencës në Londër gjatë ditës së djeshme. Përmes postimit në “Twitter” dukesha ka falenderuar të gjithë ata që po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Dukesha është një nga më shumë se 39 milionë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Më shumë se 24 milionë njerëz kanë marrë edhe dozën e dytë.
Bashkëshorti i saj, Princi William, mori po ashtu dozën e parë të vaksinës në fillim të këtij muaji.

Ndërsa i ati i këtij të fundit, Pricni i Wales, ka marrë dozat e vaksinës në muajin shkurt. Kurse Mbretëresha Elizabeth është vaksinuar që në muajin janar.

Kate Middleton vaksinohet kundër Covid-19 (FOTO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…