United merr fitoren e parë me Ronaldon, Lazio pëson humbje turpëruese

15 shtator 2022 | 20:54

Manchester United më në fund merr fitoren e parë në Europa League, duke triumfuar pastër 2-0 në transfertën ndaj Sheriff Triaspol-it, në javën e dytë të kompeticionit.

Jadon Sancho zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërsa Cristiano Ronaldoi do të dyfishonte rezultatin në 2-0 me një penallti në minutën e 39-të.

Me golin e shënuar kundër Sheriff, i pari për të në Europa League, Cristiano Ronaldo ka shënuar në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë me klubin dhe kombëtaren në karrierën e tij.

Portugezi po kalonte një moment të vështir në këtë sezon, por që gjithsesi tashmë mund të jetë momenti i duhur për ti dhënë një përgjigje pozitive trajnerit.

Lazio ndërkohë është turpëruar në shifrat 5-1 nga Midtjylland në transfertë. Milinkovic-Saviç shënoi golin e vetëm për bardhekaltrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e ka humbur ndeshjen e parë në Pragë kundër…