United transferon Van De Beekun

02 shtator 2020 | 23:13

Donny van de Beek edhe zyrtarisht është futbollist i Manchester Unitedit.

Transferimin e tij nga Ajaxi e ka konfirmuar klubi anglez përmes faqes zyrtare, transmeton KOHA.

“Manchester Unitedi është i lumtur të konfirmojë ardhjen e Donny van de Beek nga Ajaxi. Holandezi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, me mundësinë për të vazhduar edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

23-vjeçari është produkt i akademisë së Ajaxit, duke bërë debutimin e tij në vitin 2015. Ai është shprehur i lumtur për transferimin tek Unitedi.

Raportohet se për shërbimet e tij Unitedi ka paguar 39 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita ka konfirmuar se…