Unitedi, 200 milionë euro për Viniciusin

21 shkurt 2024 | 12:51

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, kur edhe pritet t’i bashkohet Kylian Mbappe.

Tani që skuadra e Real Madridit ka siguruar Kylian Mbappe për vitin e ardhshëm, janë të shumtë ata që pyesin se si do të jetë bashkëjetesa me yjet e tjerë të skuadrës “Los Blancos”. Madje ka nga ata që thonë se 23-vjeçari brazilian, Vinicius Junior, mund të lërë Madridin.

“Le10Sport” raporton se skuadra e Manchester Unitedit synon të bëjë përpjekjet maksimale për të kryer një propozim marramendës për Vinicius. Një ofertë që do të arrinte në 200 milionë euro për anësorin brazilian, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Realin. Me shumë gjasa, skuadra madrilene do të refuzojë çdo ofertë për Vinicius, por anglezët do të përpiqen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penelope Cruz shkëlqen gjithmonë në tapetin e kuq. Së fundmi,…