Unitedi dhe Roma kërkojnë kualifikimin në çerekfinale

13 mars 2018 | 14:32

Manchester Unitedi dhe Roma kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por paraprakisht për të arritur deri te ky sukses këto skuadra duhet të jenë më të suksesshme se Sevilla dhe Shakhtar Donetsk.

Unitedi ndeshjen e parë në Spanjë e mbylli me rezultat 0-0, kurse tash në “Old Trafford” duhet të jetë e kujdesshme për të mos pranuar gol për faktin se në rast se Sevilla e realizon një gol, atëherë “Djajtë e Kuq” duhet të shënojnë dy gola. Skuadra e Jose Mourinhos në fundjavë e mposhti Liverpoolin (2-1) në Premierë Ligë, kurse tash është më e motivuar për ndeshjen kthyese. Portugezi Mourinho ndeshjen ndaj Sevillas e ka vlerësuar si ndeshje për jetë a vdekje. “Fitorja ndaj Liverpoolit ishte e rëndësishme, por kjo me Sevillan është edhe më shumë. Kjo është një ndeshje jetë a vdekje”, ka thënë Mourinho.

Skuadra spanjolle në fundjavë pësoi humbje nga Valencia (0-2), por ndaj Unitedit ka synime të mëdha për të siguruar një sukses historik. Në ndeshjen tjetër Shakhtar Donetsk në Itali vjen me epërsinë prej një goli ndaj Romës nga ndeshja e parë (2-1), por në këtë ndeshje skuadra italiane dëshiron të arrijë një sukses në Ligën e Kampionëve, të paktën duke u kualifikuar në çerekfinale. Në këtë raund katër skuadrat e para që janë kualifikuar janë Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe Manchester City.

Të martën takohen:
20:45 Manchester United – Sevilla (0-0)
20:45 Roma – Shakhtar Donetsk (1-2)

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve…