Unitedi dhe Roma ndalen me barazime në Ligën e Evropës

03 tetor 2019 | 21:36

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen me AZ Alkmaarin në xhiron e dytë të Grupit L në Ligën e Evropës. Ekipet barazuan pa gola në një ndeshje ku për numrin e rasteve dominuan holandezët.

Në këtë grup, “Djajtë e Kuq” prijnë me katër pikë, aq sa ka Partizani. Alkmaari ka dy pikë e Astana s’ka asnjë pikë. Më shumë se barazim s’ka arritur të nxjerrë as Roma në përballjen me Wolfsbergerin.

Ekipet barazuan 1 me 1 me Spinazzolan që realizoi për Romën e Liendlin për Wolfsbergerin. Në Grupin J, dy këto ekipet prijnë me nga katër pikë. Borussia Monchengladbachu e Bashakshehiri kanë nga një pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Më fuqinë që Drenica i ka dhënë Partisë Demokratike të…