Unitedi do t’i shesë Pogan dhe Lukakun

29 prill 2019 | 10:48

Manchester Unitedi ka vendosur t’i shesë dy prej yjeve kryesorë të skuadrës Paul Pogban dhe Romelu Lukakun, raporton “Mirror”.

Real Madridi mbetet favorit për ta transferuar Pogban, edhe pse është përfolur për një kthim të tij të mundshëm në Juventus. Ndërkohë Juventusi ka shprehur, po ashtu, interesim edhe për Lukakun.

Unitedi synon t’i inkasojë rreth 230 milionë euro nga këta dy futbollistë, në përpjekje për ta rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. ass. dr. Sabri Kiçmari Hyrje Sa herë e marr…