Unitedi e gjen në Bayern zëvendësuesin e Ronaldos

03 nëntor 2022 | 16:45

Duket se Manchester Unitedi vazhdon të jetë në ndjekje të një sulmuesi për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili pritet të largohet në janar.

Erik Ten Hag ka në mendje shumë emra dhe i fundit për të cilin bëhet fjalë është ai i Eric Maxim Choupo-Moting. Kamerunasi i cili quhej dështim disa vjet më parë, po shkëlqen së fundmi me Bayern Munchenin, duke shënuar në gjashtë ndeshje radhazi.

Sipas francezes “Media Foot”, tekniku holandez e admiron Choupo-Moting dhe u ka kërkuar drejtuesve që ta transferojnë patjetër verën e ardhshme, teksa Bayerni nga ana tjetër kërkon që ta bindë me një tjetër kontratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
05.11.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë Nga …