Unitedi e nis sezonin me humbje ndaj Brightonit

07 gusht 2022 | 17:20

Manchester United e nis sezonin e ri në Premier Ligë me një humbje, duke u mundur brenda në shtëpi 2-1 nga Brighton. Ten Hag mesa duket ende nuk e ka gjetur recetën për të rregulluar problemet e “Djajve të Kuq”.

Pascal Gross u bë protagonist në fraksionin e parë duke shënuar dy gola për skuadrën e tij. Futbollisti gjerman përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së United, duke konkretizuar më së miri aksionet.

Në pjesën e dytë, Ten Hag aktivizon dhe Cristiano Ronaldon. Portugezi në fakt i dha një tjetër ritëm ndeshjes, e cila do të rihapej në minutën e 68-të, pas një autogoli të shënuar nga MacAllister. Minutat e fundit ishin emocionuese, por që nuk do të sillnin një tjetër gol. United në këtë mënyrë e nis sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarjet jo të zakonshme po ndodhin kohëve të fundit në…