Unitedi eliminon Arsenalin nga Kupa

25 janar 2019 | 23:00

Manchester United ka siguruar një vend në 1/8-at e Kupës së Anglisë pasi ka mundur 3-1 Arsenal-in në transfertë.

“Djajtë e Kuq” kanë shënuar me dy gjuajtjet e tyre të para në portë, të cilat kanë ardhur në harkun e 149 sekondave. Alexis Sanchez (31′), ish-ylli i “Topçinjve”, dhe Jesse Lingard (33′) kanë qenë autorët e dy golave të parë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka regjistruar fitoren e tij të tetë radhazi në të gjitha kompeticionet në drejtim të United.

Goli i vetëm i vendasve është shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang (43′), i cili ka realizuar në debutimin e tij me Arsenal në Premier League (kundër Everton), Europa League (kundër Vorskla Poltava) dhe Kupën e Anglisë (kundër Manchester United).

Ka patur panik në minutën e 57-të të ndeshjes, kur Romelu Lukaku ka goditur aksidentalisht me këmbë në fytyrë mbrojtësin Laurent Koscielny, duke i shkaktuar këtij të fundit një të çarë poshtë veshit të majtë dhe duke e detyruar të braktisë ndeshjen.

Takimi është mbyllur në minutën e 82-të, kur Martial ka fiksuar shifrat në 3-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lavdëruar marrëdhëniet ekonomike dhe…