Unitedi fiton derbi ndaj Cityt

07 dhjetor 2019 | 20:36

Manchester United e ka fituar derbin kundër Manchester Cityt në ‘Etihad’.

Edhe pse vendasit ishin favorit absolut, Ole Gunnar Solskjaer po del të jetë ‘mjeshtër’ i ndeshjeve të mëdha. ‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me rezultat 1-2.

Marcus Rashford (23’) nga pika e bardhë dhe Anthony Martial (29’) realizuan në fitoren e mysafirëve. ‘Qytetarët’ edhe pse u munduan me të gjitha forca të barazonin rezultatin, krejt çka arritën ishte shënimi i golit të nderit me Nicolas Otamendi (85’). United me 24 pikë ngjitet në vendin e pestë, kurse City dy pozita më lartë me 32 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për…